Ministrja që zëvendësoi Gjiknurin mban dhjetëra mijëra euro jashtë sistemit bankar, deklaron 127 euro cash. Makina me vlerë 42 mijë euro, 15 mijë dollarë, 15 mijë euro dhe 20 mijë dollarë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, të cilën Rama e emëroi në vend të Damian Gjiknurit, posedon një pasuri të konsiderueshme në raport me nivelin e jetesës në Shqipëri. Një pjesë të pasurisë e deklaron në bashkëpronësi me ish-bashkëshortin Sokol Balla, ndërsa pjesën tjetër thotë se është pronare e vetme.

Nga viti 2013, Balluku ka drejtuar Agjencinë Kombëtare të Lundrimit Ajror të Republikës së Shqipërisë. Në vitin 2004, Balluku ka filluar punë në Bashkinë e Tiranës, më vonë ka punuar si drejtore e kabinetit të Ramës në Bashkinë e Tiranës. Balluku deklaron se është pronare me 50 % e një shtëpie në Angli, të cilën thotë se e ka blerë me kursime, me vlerë 95 000 paund.

-Lexo edhe:
Rama i “dashuruar” familjarisht me kompanitë fantazmë nga Singapori, kush qëndron pas kinezëve të Rinasit
Rama i “dashuruar” familjarisht me kompanitë fantazmë nga Singapori, kush qëndron pas kinezëve të Rinasit
APRIL 15, 2019

U pezullua se nuk reagoi për kërkesat e studentëve, PD merr në mbrojtje rektorin Mynyr Koni
U pezullua se nuk reagoi për kërkesat e studentëve, PD merr në mbrojtje rektorin Mynyr Koni
APRIL 15, 2019

Ajo është pronare e vetme e një apartamenti në Tiranë me vlerë 37 922 euro, të cilin thotë se e ka blerë po me kursime. Ajo është pronare e vetme e një tjetër apartamenti me vlerë 97 500 euro. Këtë të fundit e ka blerë nga shitja e një apartamenti në Golem me vlerë 125 mijë euro.

Balluku thotë se është pronare me 50 % e një trualli me sipërfaqe 406 m2 dhe ndërtese 2-katëshe me sipërfaqe 106 m2 dhe një kat nën çati, blerë me kursime me vlerë 190 000 euro.

Ministrja e Ramës deklaron edhe 127 mijë euro cash jashtë sistemit bankar. Sipas ligjit, zyrtarët që deklarojnë pasurinë nuk mund të mbajnë shuma të tilla parash jashtë sistemit bankar, por siç dihet ligji në Shqipëri vepron vetëm për një pjesë. Belinda Balluku deklaron edhe katër makina me vlerë 42 mijë euro, 15 mijë dollarë, 15 mijë euro dhe 20 mijë dollarë.

Pasuria e Belinda Ballukut
Gjendje cash 127 000 euro.
Pronare me 50 % e një shtëpie në Britaninë e Madhe, blerë me kursime, 95 000 paund.
Apartament 98.68 m2 në Tiranë, 37 922 euro.

Pronare me 50 % e një trualli 406 m2 dhe ndërtese 2-katëshe 106 m2 dhe një kat nën çati, 190 000 euro.
Apartament 89.4 m2, 97 500 euro.
Ish-bashkëshorti Sokol Balla, gjendja e depozitave 89 500 euro, 89 500 euro, 100 000 euro.

Autoveturë tip “Ford” dhuruar nga ish-bashkëshorti, 15 000 dollarë.
Autoveturë tip “Opel”, 15 900 euro.
Makinë tip “Mercedes Benz ML”, 20 000 dollarë.

Makinë tip “Mercedes Benz CL” më 14.06.2013, vlera 42 000 euro.
Të ardhura nga paga si këshilltare e Drejtorit të Përgjithshëm të ANTA, 1 296 000 lekë.

Të ardhura paga neto për vitin 2017 si drejtore e Përgjithshme e Albcontrol, shuma 6 229 686 lekë.
Ish-bashkëshorti, Z. Sokol Balla, të ardhura nga paga në Top Channel, shuma 4 345 000 lekë.

Ish-bashkëshorti, Z. Sokol Balla, të ardhura si honorare nga shërbime reklamash dhe emision live, shuma 1 800 000 lekë.

Ish-bashkëshorti, Z. Sokol Balla, të ardhura si honorare nga Media Mapo Staf, shuma 864 000 lekë.
Të ardhura nga shitja e një automjeti më 07.09.2013, shuma 1 450 000 lekë.
Të ardhura nga qiraja e shtëpisë në Angli, 4 308 paund.

Gjendja e llogarisë bankare në Credins Bank, pas kalimit nga llogaria e Intesa Sanpaolo Bank është 42 053.97 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në Credins Bank hapur nga shtetasi Sokol Balla, për llogari të shpenzimeve të fëmijëve është 469 849.28 lekë./Pamfleti/