E mbani mend aktorin turk që luante rolin e “Gynej” në serialin “Kuzey Guney?” Bugra Gulsoy këtë muaj është bërë baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij, Nilufer Gurbuz ka sjellë në jetë një djalë raportojnë mediat turke.

Më shumë detaje nuk bëhen të ditura, por mbetet për t’u mësuar si ja kanë vendosur emrin vogëlushit.

Bugra dhe Nilufer u martuan vitin e kaluar me një dasmë për të cilën folën të gjithë mediat dhe ishin ftuar shumë aktorë të njohur turq.

Aktori turk aktualisht luan në serialin “Kizim” i cili ka pasur shumë sukses në Turqi. Bugra aktron krah aktores së talentuar Beren Gokyildiz e cila njihet për rolin e “Turnës”