Disa shkencëtarë zviceranë kanë kryer një studim së fundmi dhe kanë arritur në përfundimin se mjekra e burrave përmban më shumë baktere se sa qimet e qenve.

Mësohet se pasi kanë analizuar disa mostra marrë nga mjekrat e disa burrave, ata kanë arritur në përfundimin se bakteret që gjendeshin në to janë shumë të rrezik.shme për shëndetin e njeriut.

Kurse qimet e disa qenve që morën pjesë në studim kishin më pak baktere. Po ashtu e ditur bëhet se shkencëtarët zviceran kanë studiuar qimet e 30 qenve dhe qimet e marra nga mjekra e 18 burrave.

Profesor Andreas Guchat ka thënë:

Studiuesit gjetën një ngarkesë shumë më të lartë të baktereve në mostrat e marra nga mjekrat e meshkujve sesa në qimet e qenve. Mikrobet e mjekrës së burrave përbëjnë një kërc.ënim për shëndetin e njeriut.’’