Ndjenjat shpesh ngatërrohen. Nëse mendoni se dashuroni dy persona njëkohësisht, duhet të sqaroni veten tuaj duke bërë këto 4 pyetje të rëndësishme:

Si e dashuroni secilin prej tyre?

Nëse e gjeni veten të dashuruar me dy njerëz në të njëjtën kohë, ndjenjat për secilin janë të ndryshme. Arsyet gjithashtu janë të ndryshme.

Çfarë merrni nga secili?

Ndoshta nga i dashuri merrni stabilitetin, por mungon pasioni. Ndërsa për personin tjetër ndjeni diçka që lidhja juaj nuk e ka. Nëse filloni të ndjeni se po filloni të tradhtoni partnerin në mënyrë emocionale, duhet të tregoni kujdes dhe të sqaroheni së pari me veten.

Cilat janë nevojat dhe dëshirat tuaja në një lidhje?

Rregullat e shoqërisë ku jetoni të lejojnë të martoheni vetëm me një person, pastaj është problemi juaj që secili ju jep një emocion të ri. Disa persona e kanë kapacitetin e dashurisë pa limit. Kjo pyetje, do ju ndihmojë të bindeni në lidhje me marrëdhënien që keni.

Mendoni se po e tradhtoni partnerin?

Tradhtia nuk është vetëm fizike, por më e rrezikshmja është tradhtia emocionale. Mendimet dhe ndjenjat nuk i ndaloni dot, por mund të arsyetoni për situatën që ndodheni. Nëse vërtet po mendoni se kjo quhet tradhti ndaj partnerit aktual, duhet të vendosni sa më shpejt. Do shkatërroheni shpirtërisht, duke qëndruar të pasigurt për ndjenjat që keni.

A jeni të lumtur me lidhjen që keni?

Ndoshta keni kaluar një periudhë jo të mirë në lidhjen që keni aktualisht. Nëse i bëni vetes këtë pyetje, me siguri lidhja juaj nuk po ecën ashtu si duhet dhe duhet të merrni një vendim si do shkojnë gjërat në të ardhmen. Personi tjetër, thjesht ju vë në dukje më shumë, faktin me partnerin aktual keni probleme.