Ish Miss-i parë shqiptar Valbona Selimllari ishte e ftuar në emisionin ‘Tempora’ në Ora News.
Bukuroshja në fuqi foli për emisionin që ajo do të sjell nën logon e këtij ekrani.

Programi që ajo do të drejtojë titullohet ‘Ma jep dorën’ dhe do t’ju vij në ndihmë personave në nevojë të papunëve për të pasur një mundësi për të ecur para, por edhe fëmijëve që nuk janë shkolluar.

Valbona ka vendosur që sërish t’u shtrijë dorën atyre që sot kanë më shumë nevojë, me projektin e saj të ri që do të transmetohet çdo të diel në orën 21:00.

Ish-miss Shqipëria premtoi shumë emocione dhe lot, por gjithnjë me fund të lumtur! Në këtë mënyrë bëhet e ditur se ajo nuk do të jetë më pjesë e televizionit Klan, në krah të Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut.