Kendra dhe Maliyah Herrin ishin 4 vjeçe kur u ndanë nga njëra-tjetra, në një operacion i cili zgjati 26 orë.

Mjekët druheshin se binjaket do të mbijetonin pas një operacioni të tillë pasi kishin lindur duke ndarë të njëjtin bark, një legen, mëlçi, veshkë, zorrë dhe këmbë.

Motrat tani janë në moshën 17-vjeçare dhe janë në gjëndje shëndetësore mjaft të mirë pas operacionit që i la secilën me nga një këmbë që në moshën 4-vjeçare.

Një dokumentar i BBC tregon Kendrën, e cila mbijetoi vetëm me një veshkë dhe Maliah duke jetuar një jetë si gjithë adoleshentët e tjerë.