Kërcitja e qafës mund të duket e padëmshme, por për një grua kjo rezultoi fatale, pasi e la pjesërisht të paralizuar.

Natalie Kunicki, me profesion infermiere në Londër do të ndjente se kërcitja e qafës atë natë më 4 mars u shoqërua me një tingull të çuditshëm, të zhurshëm, ndryshe nga herët e tjera.

Në fillim, 23-vjeçarja nuk mendoi se ajo ishte diçka serioze deri në momentin kur u ngrit për të shkuar në tualet 15 minuta më vonë dhe të rrëzohej në tokë në pamundësi për të lëvizur.

Vajza e re duke qenë se ishte e fushës e dinte që kjo nuk ishte një shenjë e goditjes në tru, ndaj e lidhi paralizën e përkohshme me kërcitjen e qafës.

Gjatë rrugës për në spital 23-vjeçarja i kishte rrahjet e zemrës dhe tensionin e gjakut shumë herë më të lartë se normalja.

Sipas Daily Mail, pas ekzaminimeve të para, mjekët zbuluan se ajo kishte shpërthyer arterjen e saj vertebrale, një arterie e madhe në qafën e saj.

Kjo thyerje shkaktoi krijimin e një mpiksjeje të gjakut në trurin e saj, e cila më pas shkaktoi një goditje në tru.

“Mjekët më thanë se shtriqja e qafës sime kishte shkaktuar ndërprerjen e arteries vertebrale,” tha ajo. “Ishte thjesht spontane dhe ka një shans një një milion që të ndodhë.”

Kunicki iu nënshtrua menjëherë një operacioni, i cili zgjati tre orë dhe ndërsa mjekët ishin në gjendje të riparonin arterien e saj, ata nuk mund ta pastronin mpiksjen e gjakut nga truri i saj, duke e lënë kështu pjesërisht të paralizuar në anën e majtë.

Ndonëse vajza përmes fizioterapisë e kurave mund të lëvizë gjymtyrët ajo nuk mund të rri në këmbë më shumë se 3 minuta. Ajo ka ndarë historinë e saj me tabloidin Daily Mail për të rritur ndërgjegjësimin se dhe disa veprime të pakujdesshme dhe aspak të nevojshme mund të vënë në rrezik jetën tonë.