Në vitin 2008, në moshën 70-vjeçare, Singi lindi Akashvani dhe Barsaat nëpërmjet operacionit cezarian, pasi kishte duruar tetë muaj dhimbje të forta. Binjakët kanë lindur të parakohshëm dhe që të dy (vajza dhe djali) peshojnë 3 kilogramë.

Singi dhe burri i saj, një fermer në pension, kishin dy vajza dhe pesë nipër e mbesa, por kishte dashur gjithmonë një trashëgimtar mashkull.

Për të pasur një djalë, ata hipotekuan token për një hua, harxhuan gjithë kursimet e jetës dhe për të paguar për trajtimin i cili kushtonte 350,000 rupje indiane (rreth US $ 5492).

Pavarësisht polemikave janë të lumtur që janë në gjendje të kenë një trashëgimtar mashkull. “Më në fund kemi një djalë dhe trashëgimtar”, tha burri. “Pa një djalë, nuk kishte jetë për mua sepse, s’kishte kush ta zotëronte këtë shtëpi nëse nuk kisha djem”

Tha Omkari për India Times. Çifti pranuan se nuk mund të përballonin djalin aq energjik në moshën e tyre të vjetër. Tani cifti shpreson se mund të jetojnë mjaftueshëm për të parë dasmën e djalit të tyre.