Këngëtarja e njohur Albërije Hadërgjonaj ka folur pasditen e sotme për të gjitha fjalët dhe paragjaykimet që ka dëgjuar mbi vetën.

E ftuar në ‘E Diell’ në Top Channel, Albërija u shpreh se komente të tilla e motivojnë për të punuar më shumë.
‘Ata njerëz që rrinë dhe komentojnë se kam një politikan, një biznesmen, jam imorale, pse i kam bërë operacionet apo si flas ashtu në TV, duhet të kuptojnë që secili në jetë duhet të bëjë atë që ndjehet mirë dhe të jetë i lumtur me atë që bën’, rrëfeu Albërije Hadërgjonaj.