Alienët po kolonizojnë tokën, duke u çiftëzuar me njerëzit për të prodhuar një specie të re hibride. ‘Hibridët’ e gjeneratës së re janë duke ecur mes nesh pa u vënë re, ka thënë profesor Chi.

Një specie e re po ‘pushton tokën’, alienët çiftëzohen me njerëzit duke krijuar hibridët

Dr Young-hae Chi është profesori, i cili ka thënë deklaratën se ndoshta qytetërimit njerëzor po i vjen fundi. Të huajt kanë në plan të krijojnë një specie hibride.

Ai argumentoi se qëllimi parësor i të huajve është të kolonizojnë tokën, duke u çiftëzuar me njerëzit, për të prodhuar një specie të re hibride.

‘Hibridët’ e gjeneratës së dytë janë duke ecur mes nesh pa u vënë re, ka thënë profesor Chi.

Ai vuri në dukje se koha e paraqitjes së të huajve në tokë përkon me ndryshimet klimatike dhe me armët bërthamore në veçanti.

Dr. Chi vazhdoi të argumentonte se nëse veprojmë tani për ndryshimin e klimës, “jo vetëm që mund të shpëtojmë veten, por edhe të provojmë se të huajt janë të gabuar në gjykimin e kapacitetit tonë moral.

Që nga konferenca e mbajtur në vitin 2012, Dr Chi ka zhvilluar teorinë e tij, duke shkruar një libër në gjuhën koreane, titulli i të cilit përafërsisht përkthehet në: ‘Vizitat e Alienëve dhe Fundi i Njerëzimit’. Ai beson në rrëmbimet aliene dhe hipotezat për krijimin e llojeve të reja njerëzore.