Fjolla Morina i dedikon këngë ish-të dashurit që ia ekzekutuan para dy vitesh.

25 Prillin e vitit 2017 një atentat u mori jetën në zonën e sukthit në rrugë dytësore dy personazheve të njohur për drejtësinë ish-oficerit të policisë Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautit ky i fundit i aku-zuar në vitin 2012 për vras-je dhe me background krim-inal në fushën e trafiki-mit të lëndëve nar-kotike.

Por një detaj që nuk ishte zbuluar deri më sot dhe që meganews.al e sjell ekskluzivisht ishte lidhja e dashurisë që këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina ka pasur me Xhinon ( Juxhin Dautin).

Në dy vjetorin e ndarjes nga jeta të tij këngëtarja 33 vjeçare i ka kushtuar në bashkëpunim dhe me këngarint Valon Bytyqi një baladë prekëse me titull “Si ta pranoj”.

Mesa duket Fjolla vijon të vuajë ende shumë për humbjen e parakohshme të partnerit të saj dhe këtë dhimbje ka vendosur ta shpreh edhe në këngën e saj më të fundit.

Fjolla:
Si nuk kam aq forc
Malin me godit
Se mu dogj ky shpirt
Veq me ti pa syt
Trishtimi për Juxhinin e ka sjellë sjellë kësaj rradhe Fjollën për publikun ndryshe nga herët e tjera ku është shfaqur teper ekspresive dhe sensuale.

Juxhin Dautaj 27 vjeç mbeti i vrarë bashkë me mikun e tij teksa doli nga servisi në një pritë të mirëorganizuar.Ngjarja ende sot e kësaj dite nuk është zbardhur ndërsa pistat kryesore të ngjarjes vijojnë të mbeten ato të larjes së hesapve për trafikun e drogës si dhe ajo e hakmarrjes për rrëmbimin dhe ekzekutimin e Gazmend Çollakut mbrëmjen e 6 Janarit 2016.

Në një status në facebook Fjolla Morina rrëfen se lotët nuk e kthejnë njeriun e dashur që kemi humbur por duke e kujtuar na ndihmon të mos e harrojmë.

“Tek kjo këngë i këndoj dhimbjes, asaj dhimbje që kur e ke në lëkurën tënde kupton që koha nuk i shëron kurrë plagët e disa plagë do të dhembin për tërë jetën dhe zemra kurrë nuk ka për tu shëruar.

Në këtë dhomë i kam kënduar dashurisë së vërtet sepse vetëm ajo është e pavdekshme.

Shumë gjëra në jetë janë të pamundura dhe jo gjithçka e ka një zgjidhje. Lotët nuk e kthejnë dikë që është larguar nga kjo jetë, por duke e kujtuar na ndihmon të rritemi pa harruar rrugët që kaluam.

Ruaji njerëzit e dashur siç ruani pikturat e vendoseni ata në dritën më të mirë”. Në fund të videoklipit Fjolla Morina shfaqet dhe atje ku prehet ish i dashuri i saj, në varrezat e Sharrës.