Orkidea është një lule e brishtë e cila pa kujdesin e duhur mund të vyshket shumë shpejt. Nëse së fundmi keni marrë një dhuratë të tillë, ose thjesht e keni blerë për t’i shtuar ngjyra shtëpisë (sepse orkidetë gjenden në ngjyra të ndryshme) bëni mirë t’i mësoni disa rregulla të thjeshta kujdesi.

Orkidea është një bimë që nuk kërkon ujë, por kërkon më shumë lagështi se se gjithçka tjetër.Kjo lule duhet të ujitet një herë në javë dhe uji duhet të jetë në temperaturën e ambientit për të evituar efektin e ndryshimit termik.

Pasi orkidea ujitet , lihet të kullojë uji dhe kur mbaron së kulluari uji i tepërt, orkidea rivihet në vazon e saj.

Orkidea duhet të vendoset pranë një burimi drite, por jo direkt në dritën e diellit, në mënyrë që ajo të mos digjet.
Gjithashtu, orkidea nuk duhet të mbahet në ajër të ftohtë.

Shmangni këndet e shtëpisë ku ka rryma ajri. Në rast se orkideas i kanë rënë të gjitha lulet, ajo nuk duhet hedhur. Me pak durim, orkidea mund të lulëzojë sërish.

Disa varietete orkideash nuk kanë nevojë për dhe në vazo.
Prandaj ndodh që orkideat të vihen herë-herë në një përzjerje me copa druri.

Pasi vihet në vazo apo pasi rifillon dalja e luleve, mund të pastrohen rrënjët në mënyrë që të eliminohen të gjitha rrënjët që janë kalbur gjatë periudhës së dimrit.

Rrënjët e dobishme për orkidean janë ato me ngjyrë gri të hapur. Të gjitha rrënjët e thara është mirë të priten që në fillim.