Policë evropianë do të vijnë në Shqipëri do të ruajnë kufirin tonë.

Kufijtë e Shqipërisë me Greqinë do të patrullohen edhe nga policët europianë të Agjencisë së Rojeve të Kufirit dhe Bregdetit në fund të muajit. Marrëveshja mes Tiranës dhe Brukselit për menaxhimin e rasteve të migrimit të parregullt dhe luf-tën ndaj kr-imit ndërkufitar, hyri në fuqi më 1 maj.

Policë europianë nga ky muaj do të vendosen në disa nga kufijtë e Shqipërisë, në bazë të marrëveshjes mes Tiranës dhe Brukselit, që hyri në fuqi më 1 maj.

Shqipëria është vendi i parë nga Ballkani Perëndimor, jashtë BE-së, me të cilin është firmosur një dokument i tillë.

Sipas komisionerit europian për Migrimin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, ekipet e Rojeve Europiane të Kufirit dhe Bregdetit pritet të vendosen në kufirin me Greqinë në fund të majit.

Qëllimi është që BE të ndihmojë Shqipërinë në menaxhimin e rasteve të migrimit të parregullt dhe luf-tën ndaj kri-mit ndërkufitar.

Marrëveshje të ngjashme po finalizohen edhe me Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Malin e Zi. Pas valës së emigrantëve drejt BE-së, Parlamenti dhe Këshilli Europian më herët këtë vit vendosën t’i japin më shumë peshë Agjencisë së Rojeve Europiane të Kufirit dhe Bregdetit.