Gjendet pa jete ne shinat e trenit trupi i nje shqiptari. Ngjarja ka ndodhur në binarët e trenit në Oberglatt të Cyrihut, vend ku është gjetur trupi i pajetë i një të riu.

Më vonë është konstatuar se bëhet fjalë për shqiptarin 17 vjeçar, Rinor Bunjaku nga Rümlangu i Cyrihut.
Albinfo.ch nga burimet e afërta me familjen Bunjaku meson se ende nuk dihen rrethanat e sakta të aksidentit.

Dihet vetëm se djaloshi është goditur nga treni dhe është gjetur i vdekur në mëngjesin e premtes, shprehet burimi.

Familja Bunjaku bën të ditur se Rinori i ndjerë do të varroset të premten, më 3 maj në orën 13.00 në varrezën “Friedhof Chilisbaum”, Ifangstrasse 100 në Rümlang/ZH.