Me siguri të gjithë e mbani mend grupin e njohur të humorit “The SHBLSH”, i cili u bë i njohur në “Portokalli”.

Në ato kohë Ermal Mamaqi, Gentian Zenelaj dhe Julian Deda i dhuruan publikut batuta të cilat mbahen mend edhe sot.
Pas”Portokalli” ata u zhvendosën në emisionin e humorit “Apartamenti 2xl” ku qëndruan bashkë për disa vite.
Pavarësisht suksesit që patën të tre, pak vite më parë aktorët u ndanë dhe secili vazhdoi karrierën e tij në televizione të ndryshme.

Gjatë kësaj periudhe Julian Deda dhe Gentian Zenelaj nuk kanë pasur marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin dhe kjo na habiti të gjithëve.
Megjithatë duket se në mes tyre është dikush që dëshiron t’i pajtojë.
Pak minuta më parë Ermal Mamaqi ka publikuar në Instagram një foto ku kujton kohën kur ndanin skenën të tre dhe shkruan: “Po sikur të vijë një film nga këta 3 çunat. A thu do kishe shku me e pa në kinem?”

Kjo foto i ngjan edhe një paralajmërimi për bashkëpunim dhe ne jemi duke prirur me padurim të mësojmë se çfarë fshihet pas saj.

Burimi: Icon Style