“Mi dhe flakë mallit tim” ishte kënga me ritme popullore që bëri bashkë këngëtarin Bujar Qamili dhe Luana Vjollcën pak muaj më parë.
Kënga e këngëtarit shkodran u risoll në versionin remix së bashku me Luanën dhe u prit mirë nga fansat.
Por si e priti gruaja e këngëtarit klipin me Luanën?
Bujar Qamili i është rikthyer sërish kësaj teme, në një intervistë për “21 gradë”, ku rrëfeu se si iu bë gruaja xheloze.
Mesa duket pas skenave në klip, këngëtari nga Shkodra ka pasur ‘përplasje’ me gruan.
“Filloi Luana me ato lëvizjet e veta fantastike. Më afrohej herë knej herë anej. ‘Ç’ka është kjo mor’- më tha gruaja, ndërsa unë i thashë: “Verë moj grua verë është”, deklaroi ai duke qeshur.

Burimi: Icon Style