Kohët e fundit fenomeni i abuzimeve seksuale ndaj fëmijëve është kthyer në shqetësim për të gjithë.

Thuajse çdo ditë dëgjojmë në media rast të tilla, të cilat po trondisin opinionin publik.

Në Shqipëri ende nuk ka dalë një shifrë zyrtare e këtyre rasteve, megjithatë sipas një Studimi Epidemiologjik në Ballkan për Abuzimin dhe Neglizhencën e fëmijëve rezulton se 12% e fëmijëve shqiptarë janë viktima të ngacmimeve seksuale, ndërsa 5% e tyre viktimë e abuzimeve seksuale.
Rasti i fundit i bërë publik ishte ai i 8-vjeçares nga Durrësi, e cila u abuzua seksualisht nga disa adoleshentë në shkollë.

Pak më herët emisioni “Fiks” bëri publik rastin e një vajze 18-vjaçare, e cila prej 3 vitesh ishte përdhunuar nga i ati.

Këto raste janë dy më shokuesit për momentin, megjithatë 5 vitet e fundit numri është rritur ndjeshëm.

Burimi: ICON STYLE