Loading...

Propozimi që gjuha shqipe duhet të përfshihet si lënde e detyrueshme në çdo Fakultet të universiteteve shqiptare e ka fillesën që në vitin 2010. Departamenti i Gjuhës në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë ka hedhur hapa ndër vite me propozime, të cilat nuk janë marr parasysh.

“Ne përherë kemi nxjerrë rekomandime që ua kemi dërguar ministrive përkatëse për përfshirjen e gjuhës shqipe, së pari në sistemin parauniversitar në të dyja ciklet, pra dhe në shkollën e mesme. Dhe më pas si një lëndë në universitet”, tha Aljula Jubani-pedagoge, UT.

Para 8 vitesh me vendim të Senatit Akademik, gjuha shqipe mundi të bëhej lëndë me zgjedhje në Fakultetet e Universitetit të Tiranës dhe të Mjekësisë. Krahas zgjedhjes së lëndës ‘ Kulturë Gjuhe’, në një nga degët e Fakultetit të Shkencave Sociale të mësuarit e gjuhës shqipe është kthyer në detyrim.

“Lënda është po në kuadër të Kulturës së gjuhës, po kryesisht e mbështetur në strukturën sintaksore të shqipes dhe lënda titullohet ‘Sintaksa e komunikimit sociologjik’. Aktualisht është vetëm në degën e sociologjisë, jo në të gjitha programet e studimit.”, tha Rozana Rushiti- pedagoge, UT.

Megjithatë, interesimin e kryeministrit Edi Rama për situatën dramatike që gjendet gjuha shqipe sot, gjuhëtarët e shohin positive.
“Prej vitesh ne kemi kërkuar që kjo degë të përfshihet në të gjitha programet e UT, por akoma edhe më shumë kur merret një mbështetje nga kryeministri, qeveria do të jetë edhe shumë më e lehtë”, shpjegon Rozana Rushiti- pedagoge, UT.

“Gjuhës shqipe i duhet dhënë rëndësia e duhur sepse është domosdoshmëri për gjithkënd. Aftësitë gjuhësore janë shumë të lidhura me cdo profesion që ata do të kenë në të ardhmen”, tha Aljula Jubani-pedagoge, UT.

Por ajo cka mbetet ironike përballë kërkesës së kryeministrit, janë gabimet drejtshkrimore të gjuhës shqipe në vetë institucionet shtetërore).

Është e cuditshme se si pikërisht Ministria e Arsimit në emërtimin e saj ka një gabim, pasi sipas rregullave të drejtshkrimit duhet shkruar ‘Ministria e Arsimit dhe E Sportit’, në fakt sapo ka dalë ky emërtim ne e kemi përcjellë si sugjerim, po ndoshta nuk ka arritur atje ku duhet; prandaj vijon të jetë e shkruar gabim ‘Ministria e Arsimit dhe Sportit’. Duket një nyje, por tregon shumë.

Loading...