Loading...

Një 37 vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi iu gjetën 278 litra naftë, sasi e dyshuar si e kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut.


I ndaluari është I.S, 37 vjeç, banues në Libonik, Maliq.


Sipas policisë në vendin e quajtur “Enkelana” në Pogradec, pas kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Volksëagen” të cilin ky shtetas drejtonte, dhe pas kontrollit në banesën e tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 278 litra naftë, sasi e dyshuar si e kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut.


Loading...