Loading...

Në Doha të Katarit ka nisur sot Kampionati Botëror i Atletikës, ku merr pjesë edhe atletja kuqezi Luiza Gega. Ajo garon në disiplinën 3000 metra me pengesa, sportistja e vetme shqiptare në këtë Botëror.

Gega ka zbritur që sot në pistë, duke garuar në baterinë e dytë, ku u klasifikua e pesta. Luiza Gega dha kohën 9’28”32, duke qenë 10 sekonda më e avashtë se fituesja e kësaj baterie, Beatrice Chepkoech.

Luiza Gega dha kohën e dhjetë, duke siguruar kështu edhe kualifikimin për në finale, ku shkuan 15 atletet më të mira. Finalja do të zhvillohet më 30 shtator, me Gegën që do të synojë një tjetër paraqitje të mirë.

Loading...