Loading...

Nis sot evenimenti më i rëndësishëm i atletikës, Kampionati Botëror që këtë vit do të mbahet në Doha të Katarit.
Do të jenë mbi 1900 sportistë nga mbi 200 vende të botës ku padyshim yjet e mbretëreshës së sporteve nuk do të mungojnë.


Shqipëria ka vetëm 1 përfaqësusese në Botërorin e Atletikës dhe bëhet fjalë për Luiza Gegën e cila do të garojë në disiplinën e 3000 m me pengesa.
Atletja shqiptare do të zbresë në pistën e vrapimit që pasditen e sotme kur do të zhvillohen edhe garat kualifikuese me Gegën që është në Baterinë B të këtyre kualifikueseve.


Luiza Gega vjen në këtë eveniment pas disa rezultateve pozitive të shënuara javët e fundit siç është ai i regjistruar në IAAF World Challenge të berlinin në garën e 2000 m me pengesa teksa regjistroi edhe një ndër kohët më të mira të saj.
Përsa i përket Botërorit në përgjithësi, për herë të parë pas 12 vjetësh, tifozët nuk do të kenë mundësi të shohin njeriun më të shpejte të botës, usain Bolt, tashmë të tërhequr.


Megjithatë talentet nuk mungojnë dhe tashmë vëmendja më e madhe do të jetë te dy talentet amerikane Noah Lyles dhe Christian Coleman që do të garojnë respektivisht në 200 dhe 100 m.


Një nga problemet e Botërorit të Atletikës ishte moti shumë i nxehtë që karakterizon Katarin me temperaturat që arrijnë deri në rreth 40 gradë.
Por organizatorët i kanë marrë masat në lidhje me këtë problem teksa kanë vendosur kondicionerë në Khalifa Stadium për të siguruar një temperaturë të ambientit nga 22-24 gradë Celcius.



Loading...