Loading...

Një shqiptare ka humbur jetën këtë të premte si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur në Greqi.

Mediat greke bëjnë me dije se 55 vjeçarja shqiptare po shoqëronte djalin e saj të mitur për në shkollë kur një automjet me shpejtësi të lartë e përplasi për vdekje.

Ngjarja ka ndodhur në ishullin Zante (Zakinthos), ndërkohë që mësohet se automjeti drejtohej nga një greke 30-vjeçare e cila pas aksidentit është larguar me shpejtësi.

Gjithashtu mediat fqinje raportojnë se autorja është arrestuar vetëm pak minuta më vonë nga autoritetet, ndërkohë që fëmija është në gjendje të mirë fizike por ka pësuar tronditje nga skena e rëndë që ka parë.

Loading...