Loading...

Policia e Tiranës nëpërmjet një njoftimi të pak minutave më parë ka bërë me dije se një person rreth 24-vjeç dyshohet të jetë vetë hedhur nga kati i gjashtë i pallatit.

Më pas u zbulua se bëhej fjalë për Aldo Teqja, portieri i dytë i Partizanit dhe incidenti ka ndodhur pak pas përfundimit të ndeshjes kundër Teutës.
Klubi nuk ka dhënë detaje nëse ishte veprim i qëllimshëm apo aksidental.

Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 19:40 në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi A. T.,24 vjeç,i cili u dërgua në spital për ndihmë të specializuar mjeksore.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Partizanit:

NJOFTIM
Klubi njofton se pjestari i ekipit Aldo Teqja siç edhe është raportuar në media ka pësuar një aksident menjëherë pas përfundimit të takimit Partizani – Teuta.

Aktualisht portieri Teqja gjendet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë nën mbikqyrjen e mjekëve, fatmirësisht jasht rrezikut për jetën. Mjekët e spitalit janë duke monitoruar gjendjen e Lojtarit. Prezent në ambientet jashtë spitalit janë shokët e skuadrës, stafi dhe drejtues të Klubit.

Loading...