Loading...

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në qytetin e Librazhdit në kuadër të ciklit kombëtar “Bashkia që duam”. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama tha se në Librazhd nuk diskutohet fitorja, por se si të çojnë përpara projektet e qeverisë.

“Ne nuk e diskutojmë fitoren, sepse ajo është e sigurt. Duhet të mendojmë se çfarë do të bëjmë për të çuar përpara planet tona. Kemi skuadrën e duhur për të bërë më të mirën.

Kemi bërë edhe gabime, por ato janë të pashmangshme kur përpiqesh të sjellësh ndryshim dhe gjërat e mundura t’i bësh me punë . Por nga ana tjetër jemi përbaltur me një boshllëk nga ata që në vend që të na sfidonin me alternativa, me ide dhe programe, na sfidojnë duke ikur nga Parlamenti.

Ata që sot që nuk e kanë kuptuar që pse humbin. Jo vetëm kanë humbur por do vazhdojnë të humbin”, tha Rama.

Loading...