Gazetari Kastriot Myftaraj habit me deklaratën e bërë së fundmi, përsa i përket dizajnit të kartëmonedhës së re 200 lekëshe.
Në emisionin e vetë “Ju Flet Moska” Myftaraj tha se në kartëmonedhën e re 20 lekëshe krah fotos qëndrore të Naim Frashërit, në anën e djathtë është i fshehur portreti i zëvendëskryeministrit Erion Braçe.
“Ka pasur në historinë e njerëzimit që e vunë portretin e tyre në kartëmonedhat e qarkullimit në vendet përkatëse sa kohë ishin gjallë.
Sot diçka e tillë ndodh në Siri. Në kartëmonedhat shqiptare edhe Ismail Qemali themeluesi i shtetit shqiptar. Ka qenë edhe Fan Noli.
Rilindasit tanë të rinj në Shqipëri kanë gjetur një metodë të re, duke stilizuar veten e tyre në portrete të figurave që janë në kartëmonedha.
Është prerja e re 200 lekëshe që do të dalë në qarkullim. Ka portretin e Naim Frashërit në qendër, por djathtas nëse do të merrni një lupë dhe do ta shikoni me vëmendje, nuk është i njëjti portret.
Portreti ka një fytyrë pak më të gjatë. Sytë i ka më të thelluara Naimi, flokët, balli. Të gjitha anë më të ndryshme.
Fotoja e vogël është fotoja e stilizuar e zëvendëskryeministrit Erion Braçe”, u shpreh gazetari Kastriot Myftaraj.