Loading...

Një plagosje në familje është regjsitruar këtë të mërkurë në Peshkopi.

Një 47 vjeçar me inicialet A.T., banues në Peshkopi për motive të dobëta ka plagosur me thikë nipin e tij, shtetasin A.T, 39 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin Peshkopisë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka reaguar menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit i cili mund të kishte pasoja edhe më të rënda.

47 vjeçari është vënë në pranga dhe është shoqëruar drejt komisiariatit.

Nderkohe grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën me të cilën autori ka kryer plagosjen.

Loading...